Monza nuk ndalet, “ëndërron” dyshen Dybala-Icardi

schedule14:35 - 3 Korrik, 2022

schedule 14:35 - 3 Korrik, 2022

Monza po tregohet shumë aktive gjatë kësaj merkatoje, me drejtuesit që po ndërtojnë një skuadër konkurruese në Seria A, duke transferuar lojtarë të rëndësishëm në gjirin e tyre.

Ditët e fundit në skenë ka dalë edhe emri i Icardit si një përforcim në fazën e sulmit. Nuk është e pamundur, por rroga e lart që argjentinasi merr te PSG e bënë të paaritshëm këtë transferim. Megjithatë, kjo vetëm në rast se Monza mbulon gjithçka, por plani i Gallianit, i cili ka nisur kontaktet me Ëanda Naran për sulmuesin është tjetër.

Ai dëshiron që një pjesë të rrogës së Icardit ta paguajë PSG, ndërsa Monza do të paguajë për huazimin një-vjeçar të lojtarit. Çmenduria megjithatë shkon edhe më tej.

Galliani ka nisur kontaktet edhe me agjentin e Dybalës për të krijuar në sulm dyshen Dybala-Icardi. Për shumë duket një çmenduri dhe e pamundur, por megjithatë, Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi po provojnë surprizën më të madhe të kësaj merkatoje. /f.a/abcnews.al