Te Fiorentina duket se është mbushur kupa. Bordi drejtues ka vendosur për ta shkarkuar trajnerin Montella për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja e djeshme në shtëpi 1-4 kundër Romës ishte testi final për italianin, i cili me shumë mundësi nuk do të jetë më trajner i ekipit vjolë.
‘’Nuk është e lehtë për të gjetur një zëvendësues të denjë për Montellan. Ne jemi një klub serioz dhe nuk do të përmendim emra trajneresh kot. Ne duhet të marim vendimin më të mirë për Firencen, ekipin, tifozët dhe për ne,’’ deklaron drejtori sportiv i klubit, Daniele Prade.
Montella dhe Fiorentina e tij kanë arritur të marin vetëm një pikë në 6 ndeshjet e fundit në Seria A. Drejtuesit nuk kanë më cfarë të presin dhe objektivi kryesor është Luciano Spalleti. Ai ende vazhdon të jetë nën kontratë me Interin dhe deri në maj situata është e komplikuar. Emrat e tjerë të cilët mund të jenë kandidat për stolin e Fiorentinës janë, Cesare Prandelli, Di Biagio dhe Beppe Iachini. /abcnews.al