TikTok ka paditur Montanën për të bllokuar një ligj që do të ndalojë shkarkimin dhe përdorimin e aplikacionit në shtetin amerikan duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Sipas rrjetit social në pronësi të ByteDance, ndalimi shkel Kushtetutën e SHBA-ve, përfshirë Amendamentin e Parë, si dhe ligje të tjera federale, sipas një ankese në Gjykatën e Qarkut të Montanas.
Emily Flower, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm të Montanës, tha: “Ne prisnim sfida ligjore dhe jemi të përgatitur për të mbrojtur ligjin që ndihmon në mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së Montanans.”
Ligji parashikon një gjobë prej 10 mijë dollarësh në ditë për TikTok ose për kompanitë prodhuese të smartfonëve që do ta bëjnë platformën të disponueshme për shkarkim në dyqanet e tyre online.
Ndalimi i Montanës vjen pas kritikave në rritje ndaj TikTok për lidhjet e tij me Kinën përmes kompanisë së saj mëmë, ByteDance. Shumë zyrtarë amerikanë kanë shprehur frikën se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e SHBA-së nëpërmjet TikTok për qëllime spiunazhi, megjithëse nuk ka asnjë provë./abcnews.al