Mont Blanc është dy metra më i ulët se në vitin 2021

schedule15:33 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:33 - 5 Tetor, 2023

Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore, u mat në shtator të këtij viti në 4805.59 metra, që është 2.22 metra më pak se gjatë matjes së fundit në 2021, njoftuan ekspertët francezë.

“Ne po mbledhim të dhëna për brezat e ardhshëm, nuk jemi këtu për t’i interpretuar ato, ua lëmë shkencëtarëve,” tha Jean de Gare, një topograf nga departamenti francez i Savojës, në një konferencë shtypi në Chamonix.

Ai kërkoi që lartësia e re e Mont Blanc të mos përdoret për të folur marrëzi.

Pika në kufirin midis Francës dhe Italisë “mund të jetë shumë më e lartë në dy vjet” kur të bëhet matja e radhës. Diferenca në gjatësi tashmë është parë në të kaluarën, shtoi ai.

Kjo është hera e 12-të që kryhet ky operacion për të mbledhur të dhëna shkencore mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në malet alpine, një nismë e nisur në vitin 2001.

“Pas këtyre matjeve, tashmë kemi mësuar shumë: ne e dimë se maja është në lëvizje të vazhdueshme, si në lartësi me variacione gati pesë metra, ashtu edhe në pozicion”, përfundoi Gare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!