Monolog nga Erion Kristo: Të gjithë shqiptarët do prodhojnë energji elektrike

schedule22:45 - 11 Maj, 2022

schedule 22:45 - 11 Maj, 2022

Nga Erion Kristo

Kam një lajm shumë të mirë për të gjithë ju. Më në fund pas shumë përpjekjesh e zgjidha problemin e energjisë elektrike në Shqipëri. Kam marrë licencën, patentën dhe aparati me ermin lokalitriku është gati. Lokalitriku është një aparat sa një grusht fëmije, ai vihet në këmbë të karriges në çdo lokal të Shqipërisë. Sapo njeriu futet në lokal dhe porosit kafen e tij të preferuar ulet në karrige, në momentin që ai ulet në karrige energjia e tij njerëzore kthehet në energji elektrike.

Ja si u zgjidh problemi më i madh që kanë shqiptarët, nuk do ketë më arrestime për energjinë elektrike, nuk do ketë më tendera bli me 50 shit me 250, nuk do harxhojmë më asnjë lek për shpërndarjen se rrjeti i lokaleve është i shpërndarë në të katër anët e Shqipërisë. Kështu që një ves që kanë shqiptarët e kthyem në virtyt, çdo shqiptar do prodhojë energji elektrike. Sa më shumë t’i mëshos karriges, sa më gjatë të rrish në lokal aq më shumë energji elektrike do prodhosh, një problem e zgjidhëm kanë ngelur dhe 999 të tjerë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!