Monolog nga Erion Kristo
Të dashur mësuese dhe mësues, pse kur vijnë nxënësit tuaj studentë e kanë shumë të vështirë të flasin. Çfarë ju bëni? Mos ndoshta ua vrisni dëshirën për t’u shprehur. Ju lutem, lejojini ata ta thonë mendimin lirshëm, pa i tallur, pa i vënë në lojë!
Kam edhe një pyetje për ata që merren me olimpiadat e fëmijëve. Ju keni gjetur vaktin për t’u tallur me fëmijët tanë? Edhe një problemë nuk e bëni dot tamam ashtu siç duhet? E dini ju pse rumunët dalin të parët në olimpiadat e matematikës? Sepse investojnë. Dhe ata nuk tallen me fëmijët e tyre, siç tallemi ne me fëmijët tanë. E dini çfarë i ndodh një kombi që cdo vit i ikin 10 mijë më të mirët e vet? Pyeteni pak veten si do ndjeheni po t’ju rrjepin shtatë lëkurë? /abcnews.al