Në monologun e tij këtë të mërkurë në “Bardh a Zi”, Erion Kristo u ndal tek fjala. Sipas tij fjala ka shtuar peshë, por edhe ka humbur. Kristo thotë se fjala kthehet në turp dhe humbet kuptimin, ndërsa i ilustron me shembuj.
“Ju të gjithë e dini se fjala ka peshë. Problemi është sa kile peshon fjala sot. Ka shtuar apo ka humbur në peshë. Për mua kanë ndodhur të dyja. Fjala ka shtuar në peshë, është bërë bullafiqe. Fjala është kthyer më fyerje. Po të shikosh ca njerëz në mënyrën si komunikojnë do të mendosh se ata nuk ushqehen me ushqim por me zhapiqe. Fjala kështu kthehet në turp. Por fjala ka humbur edhe peshën e saj është bërë skilipece. Gati sa nuk e merr era. Ka humbur kuptimin. Fjala ka humbur kuptimin kur politikanët premtojnë dhe nuk i mbajnë. Kur kemi me qindra strategji, plane dhe asnjë nuk zbatohet, por zënë myk. Kur analistët i thurin lavde pushtetarëve. Aty fjala e humbet kuptimi…” thotë Kristo ndër të tjera.
Ndiq monologun e plotë!
g.v/abcnews.al