Monolog nga Erion Kristo: O njeruc, kur do bëhesh njeri vigan

schedule22:47 - 13 Tetor, 2021

schedule 22:47 - 13 Tetor, 2021

Monolog nga Erion Kristo

O njeruc, o njeruc, po kur do bëhesh njeri vigan. Jeta më e bukur nuk është jeta me të ngrëna dhe të pirë. Se për të ngrënë dhe të pirë dhe kafsha në pyll ka. Jeta më e bukur është jeta me art dhe kulturë.

Prandaj të del koha për të ngrënë 100 keca të pjekur, por në të njëjtën kohë të lexosh 100 libra të bukur. Të mësosh përmendësh 100 poezi të bukura, edhe 100 thënie të njerëzve të mençur, por edhe 100 thënie të popullit tonë të lashtë.

Të shikosh 100 ekspozita pikture dhe të dëgjosh 100 pjesë operistike. Për të gjitha këto të del dhe të tepron koha. Mbi të gjitha t’i dhurosh pak nga koha jote vetjake, kohës tonë kombëtare. Le që kot sa flas unë për kohën tonë kombëtare, ju monologun tim për kohën tonë kombëtare nuk e keni parë se s’keni pasur kohë. /abcnews.al