Monolog nga Erion Kristo
Një baloz i zi kish dal prej detit ai e kish emrin fiskalizim, mos u çudisni është reforma më e fundit në fushën fiskale, është konfuzioni i fundit në fushën fiskale, ajo për pak ditë hyn dhe njerëzit ende nuk dinë gjë.
Shumë veprime të qeverisë lidhur me çështjen e taksave gjatë këtyre 8 viteve kanë qenë.
Dështoi aksioni i parë dhe i dytë e i tretë, anti-evazion. Dështoi aksioni i vënies së TVSH-së, në fillim e vunë për të gjitha bizneset pastaj e hoqën prap, pastaj i hoqën të gjitha taksat për bizneset e vogla. Në përgjithësi gjatë këtyre viteve nuk kemi pasur një sistem të konsoliduar fiskal, gjërat kanë ndryshuar sipas shijeve dhe dëshirave të udhëheqësve tanë.
Ajo që ka mbetur e pandryshuar është pika ku bie barra. Barra gjithmonë bie te biznesi. Biznesi është ai që goditet e goditet e goditet. Me idenë për t’i bërë gjërat në mënyrë të përkryer, me idenë për t’u bërë Europë, para se Europa t’i bëjë gjërat , pra ne t’i bëjmë para se t’i bëjnë të gjithë të tjerët.
Do arrijmë te ajo historia e vjetër që dikush kërkonte një kafe pa hile dhe pasi hodhi në xhezve kafen dhe sheqerin nuk kishte më vend për të hedhur ujin.
Pra me idenë për të krijuar sa më shumë pastërti fiskale, sa në realitet nuk kemi, rreziku i vetëm që mund të kalojë, është që mund të dështojë krejtësisht ekonomia dhe jo vetëm ky sistem i imponuar me dhunën e ligjit. /abcnews.al