Monolog nga Erion Kristo: Kur e keqja institucionalizohet, ajo të mbyt

schedule23:05 - 15 Qershor, 2022

schedule 23:05 - 15 Qershor, 2022

Nga Erion Kristo

Ç’më zunë sytë në këtë vend! Po juve, a nuk e keni vënë re se jemi gati t’i hidhemi në fyt njëri-tjetrit në mënyrën më të papërligjur dhe të panevojshme të mundur. A e keni vënë re se si qimen e bëjmë tra dhe trarin e bëjmë qime. A e keni vënë re se si i jemi nënshtruar së keqes dhe kemi shpërfillur të mirën, se si vlerësojmë atë që duket dhe harrojmë atë që është thelbësore. A e keni vënë re dhe ju atë që kam vënë re dhe unë, që ushqimi më i mirë kulturor dhe shkencor, është ushqimi më i pangrënë.

A e keni vënë re se sa keq e harxhojmë kohën, se sa keq e harxhojmë energjinë, se sa keq e harxhojmë pasurinë tonë kombëtare. A e keni vënë re se sa shumë i urrejmë intelektualët dhe sa shumë duam tradhtarët. A e keni vënë re se sa pak e vlerësojmë jetën, se sa shumë e çnderojmë atë. A e keni vënë re edhe fatin e keq që na ndjek edhe përtej detit. A e keni vënë re se si e përbuzim fjalën e bukur, fjalën e re, fjalën e mençur. A e keni vënë re se sa pak solidaritet shprehim me njëri-tjetrin kur kemi ndonjë hall, zgjidhjet kolektive janë më të mira se zgjidhet individuale. Natyrisht kam parë edhe plot gjëra të bukura, ka plot mrekullia por do ju flas njëherë tjetër për to. Sot doja t’iu flisja për të keqen, se e keqja është bërë sa një kala dhe kur e keqja institucionalizohet ajo të zhyt, të kap në fyt dhe të mbyt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!