Monolog nga Erion Kristo: Çfarëdo lloj gjëje që të hidhni në “supën” e jetës, atë do hani

schedule23:03 - 18 Maj, 2022

schedule 23:03 - 18 Maj, 2022

Nga Erion Kristo

Para pak ditësh një nga këngëtarët tanë më të mirë me jë zë të jashtëzakonshëm bëri një deklaratë për shkak të problemeve që po kalon në jetën e vet. Ai tha se ndihej keq, nuk ndihej mirë, i dukej vetja sikur fliste me UFO-t dhe çfarë ndodhi? Mijëra njerëz iu vërsulën rrjeteve sociale, duke sharë, duke fyer, duke nëpërkëmbur, duke përbuzur, kaq të lartë e dini veten ju sa e dini që fyerja është një e drejtë e brenda shkruar tek ju? Kaq të mençur e dini veten ju, sa pa e lexuar çfarë ka thënë, pa e kuptuar çfarë ka thënë, jepni gjykimin? Dhe këtë e bëni me njerëz të cilët ju kanë ushqyer me art, dhe këtë e bëni me njerëz që kanë qenë pranë jush, mendo çfarë bëni me të tjerët. E di, do më thoni se jo të gjithë shqiptarët janë kështu, e di se jo të gjithë janë kështu, por janë aq sa për të prishur punë. Një pikë bojë mjafton për të ndryrë një vozë të tërë me ujë. Nëjse ai këngëtari ju bën të fala nga Monte Karlo, dhe mos harroni se çfarëdo lloj gjëje që të hidhni në supën e jetës, atë do hani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!