Monika Kryemadhi shfaqet në Jalë

schedule22:37 - 25 Gusht, 2021

schedule 22:37 - 25 Gusht, 2021

Pas një mungese të gjatë, që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur mbrëmjen e sotme në kampin e Jalës.

Në natën e tretë të organizimit të kampit veror të kthyer tashmë në traditë nga LRI prej disa vitesh, Kryemadhi nuk zgjodhi që të flasë para të rinjve, por fjalimi me superlativa i Ardit Çelës e përloti.

Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi.

Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.

Me fillimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë në shtator pritet riorganizimi i LSI-së për aksionin e ri politik./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!