Monika Kryemadhi: Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Kushtetueses gruaja e Maks Haxhisë

schedule18:37 - 15 Nëntor, 2019

schedule 18:37 - 15 Nëntor, 2019

“Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Gjykatës Kushtetuese gruaja e Maks Haxhisë”, kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Teksa ndodhet në një vizitë në SHBA, Kryemadhi ka dhënë një intervistë për “Zërin e Anerikës”, ku ndër të tjera ka folur për “ngërçin” e ngritjes së Kushtetueses.

Liderja e LSI është shprehur se me ç’të drejtë Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare, duke ngritur më pas dyshime për lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, e cila është bashkëshortja e avokatit të njohur, Maks Haxhisë.

Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?

Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!