Një monedhë e rrallë argjendi e vitit 1794 ka dalë sërish në ankand në SHBA, pasi u shit për 10 milion dollarë. Monedha e quajtur “Flowing Hair” theu rekord në vitin 2013, si një ndër monedhat më të shtrenjta në histori.
“Kjo është një ëndërr – një objekt i çmuar. Unë jam krenar që e kam mbajtur, dhe më vjen shumë keq që e shoh se po zhduket”, tha Bruce Morelan, i cili zotëron dollarin e rrallë prej argjendi për CNN.
Monedhat e tilla të krijuara më shumë se 200 vite më parë, nuk ishin prodhuar për publikun e gjerë, por për t’ju shpërndarë personaliteteve të rëndësishme. Drejtori i Muzeut të Parave të Shoqatës Amerikane, Douglas Mudd thotë se dizajni i monedhës lidhej me pavarësinë e vendit të sapofituar asokohe.
“Flowing Hair” u prodhua si përfaqësimi i parë i lirisë. Duke u bazuar tek Romakët e lashtë, të cilët përdorën figura femërore – ndonjëherë figura mashkullore për të përfaqësuar koncepte të tilla si liria”, tha Mudd. xh.d/abcnews.al