Monedha e artë e epokës Viktoriane shitet 693,000 dollarë

schedule12:40 - 16 Janar, 2020

schedule 12:40 - 16 Janar, 2020

Një monedhë e rrallë viktoriane e artë që konsiderohet të jetë një nga më të bukurat e prodhuara ndonjëherë është shitur me një çmim rekord prej 693,000 dollarësh.

Monedha prej 6.52 dollarësh e Victoria Una dhe Lion e vitit 1839 tregon mbretëreshën 20-vjeçare që udhëheq një luan që përfaqëson Perandorinë Britanike.

 

 

Ana e kundërt mbart një portret të monarkut.

 

Këto monedha prej ari u krijuan nga William Wyon, gdhendës kryesor në Royal Mint.

Kjo monedhë, e përshkruar si ‘një shembull vërtet yjnor i një prej monedhave më ikonike dhe më të bukura të Britanisë’, u shit nga një koleksionist privat përmes ankandeve të trashëgimisë me seli në SHBA, në Dallas, Teksas.

Ishte parashikuar të shitej me një vlerë shumë më të vogël me të paktën 200,000 dollarë por rezultoi që u shit shumë më shtrenjtë./abcnews.al