Së fundmi në media kanë dalë pamje nga momenti i goditjes së helikopterit ku udhëtonte presidenti i Kolumbisë Iván Duque.
Nga pamjet shikohet momenti kur helikopteri që fluturon mbi një qytet në departamentin e Norte de Santander afër kufirit me Venezuelën të premten.
Ndër të tjera bëhet me dije se, dhjetëra të shtëna u qëlluan në drejtim të tij, përpara se të aterronte në mënyrë të sigurt në Aeroportin Camilo Daza në Cúcuta.
Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.
Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos./abcnews.al