Momenti kur 21-vjeçari futet në Kredo.al i maskuar dhe me çadër

schedule13:42 - 27 Janar, 2021

schedule 13:42 - 27 Janar, 2021

Kamerat e sigurisë të institucionit kanë bërë të mundur kapjen e momentit kur i dyshuari Kristi Çinari, ka grabitur Kredo.al.

Nga foto e siguruar nga abcnews.al shihet se ai ishte i maskuar dhe kishte edhe një çadër.

Ndërkohë institucioni financiar në “Rrugën Bardhyl” në zonën e Porcelanit në Tiranë kujtojmë se është grabitur me 23 janar. Në këtë filial të institucionit financiar, Çinari vodhi një shumë prej 1 mln lekësh të vjetra.

Gjithashtu dyshohet se Çinari është dhe autori i grabitjes së farmacisë së ndodhur një natë më parë, ku përmes një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur largohet nga institucioni ku deri më tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!