Mes dhimbjes dhe lotëve trupi i pajetë i Klodian Rashës u përcoll sot për në banesës e fundit. Dhimbja ka pllakosur në familjen Rasha.
Trupi i të riut doli në orën 11:00 për herë të fundit nga banesa, ndërsa i trishtë ishte momenti kur babai në gjendje të rënduar nuk shkëputet dot nga arkmorti. Përmes mediave ai ka kërkuar drejtësi, ndërsa është shprehur se ia vranë djalin në derën e shtëpisë.
Klodian Rasha u qëllua nga efektivi i policisë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi nuk iu bind urdhrit të tij për të ndaluar, ndërsa kishte shkelur orën policore.
I riu u qëllua për vdekje në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa mori dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Uniformat blu thanë se i riu është qëlluar pasi nuk i është bindur urdhrit dhe ka kanosur me sende te forta policin.
Ndërkohë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat konstatoi se efektivi i policisë ka thyer ligjin për përdorimin e armëve. Veprimi i tij duke qëlluar me pistoletë në kokë dhe shpatull 25 vjeçarin nuk ka qenë në proporcion me rrezikun që ka pasur.
LEXO EDHE: Flasin shokët e Klodian Rashës: Ishte me ne deri në orën 11:00, më vonë ka dalë për të blerë cigare
Nga ana tjetër, familjarët kanë deklaruar se Klodiani nuk ka qenë i armatosur, duke hedhur poshtë pretendimin policisë. Të njëjtën gjë pretendojë edhe shokët e tij, të cilët thanë sot për mediat se nuk ka pasur kurrë armë. g.v/abcnews.al