Arkadiusz Milik është aktivizuar shumë pak në këtë fillim sezoni. 89 minuta në kampionat, 72 minuta në Champions League dhe asnjë gol i realizuar deri tani. Sulmuesi polak po kalon një moment të vështirë.
Në një prononcim për Przeglad Sportowy, 25-vjeçari tregohet i sinqertë dhe pranon situatën e keqe. Milik ka humbur besimin te aftësitë e tij, por puna e madhe dhe ndonjë gol i shënuar do ta rikthejnë sulmuesin që njohim.
“Nuk zbres në fushën e lojës prej një muaji. Kam humbur reflekset dhe besimin në vetvete. E di që me kalimin e kohës do të rikthehem në formë, por nuk po kaloj një moment të thjeshtë. Nuk kam zgjidhje, duhet të vazhdoj të punoj dhe frytet do të vijnë në vazhdim”, thekson sulmuesi i Napolit të Ancelottit. /abcnews.al