Momenti i keq dhe depresioni i “Mbretit”, djali i Pele shpjegon shkakun

schedule09:54 - 11 Shkurt, 2020

schedule 09:54 - 11 Shkurt, 2020

Pele është një nga legjendat e gjalla të futbollit. Ish-sulmuesi i njohur është një mit në Brazil, por jo vetëm. Vitet kalojnë dhe me 23 tetor do të festojë 80-vjetorin e lindjes. Kohët e fundit nuk ndihet mirë, madje ka rënë në depresion.

Djali i tij sqaron gjithçka në një prononcim për Globo Esporte. Edinho, ish-portier i Santos, ndalet te gjendja e vështirë e babait të tij. Problemet në ecje po i përjeton keq dhe Pele nuk del më nga shtëpia e tij.

Ka vështirësi të mëdha në ecje, gjendje që e ka çuar në depresion. Ka qenë gjithmonë një figurë imponuese, ndërsa sot nuk arrin të ecë normalisht. Ky është shkaku se pse nuk do më që të dalë nga shtëpia, ndihet keq dhe nuk i pëlqen të ekspozohet më“, deklaron Edinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!