Stjuardesa vendosi të ndihmojë një nënë dhe fitoi simpatinë e pasagjerëve dhe publikut në rrjetet sociale. Ky moment nga një avion po qarkullon kudo, ku stjuardesa e American Airlines ka vendosur të ndihmojë një nënë dhe të qetësojë fëmijën e saj.
Stjuardesa e mori me besim foshnjën dhe eci në korridorin e avionit, ndërsa nëna mori pak pushim dhe një koktej.
@hannahellenart @American Airlines #travel #babyonaplane #thankyou #cocktail #mexico #thankful #americanairlines #thankschristina #7months ♬ original sound – hannah
Bashkë me videon mund të lexohen edhe shumë komente pozitive dhe në njërin prej tyre thuhet: “Na duhen më shumë skena të tjera si kjo. Me fëmijët e vegjël është e vështirë, ndaj është gjithmonë një surprizë e këndshme kur ata ndihmojnë në vend që të kritikojnë”./abcnews.al