Momenti i cilësuar si “mosrespektues” ndaj C.Ronaldos gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2021

schedule14:55 - 30 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 30 Nëntor, 2021

Një moment që përfshin Cristiano Ronaldon gjatë ceremonisë së Topit të Artë 2021 të hënën mbrëma u etiketua si “mosrespektues” nga disa fansa në mediat sociale.

Ylli i Manchester United  zgjodhi  të mos marrë pjesë në cermoninë e përvitshme në të cilën Messi mori Topin e Artë të 7-të.

Për herë të parë që nga viti 2010, Ronaldo përfundoi jashtë top pesëshes së Topit të Artë, i gjashti pas Messit, Robert Leëandoëski, Jorginho, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.

Edhe pse përkundër përbuzjes së ceremonisë, Ronaldo ishte ende një pikë e madhe bisede gjatë natës, veçanërisht pasi organizatorët treguan një foto të portugezit me të brendshme së bashku me ish-sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba.

Shfaqja e fotografisë , e marrë nga revista Vanity Fair përpara Kupës së Botës 2010 , shkaktoi qeshje nga Messi, Leëandoëski dhe Kylian Mbappe, por shakaja u duk si “plumb” për një pjesë të audiencës.

Madje, Drogba, i cili po prezantonte emisionin përkrah gazetares franceze Sandy Heribert, pak çaste më vonë e pyeti “pse”.

Shumë tifozë të Ronaldos e panë shakanë si një shfaqje të qëllimshme mosrespektimi ndaj ish-lojtarit të Real Madrid dhe Juventus. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!