Momenti i atentatit ndaj Edison Begaj, autori ishte veshur si polic, e qëlloi nga afër

schedule10:02 - 2 Qershor, 2021

schedule 10:02 - 2 Qershor, 2021

ABC ka siguruara pamjet nga momenti i atentatit ndaj Edison Begaj në Vlorë. Begaj shihet teksa ndodhet para banesës së tij në rrugën e jashtme, ndërsa autori qëndron vetëm pak metra larg tij.
ABC mëson se autori i atentatit ka qenë i veshur me uniformë policie dhe e ka qëlluar në befasi 38-vjeçarin Edison Begaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 maj ku Begaj mbeti i plagosur me 4 plumba. Ndërkohë në makinën e Begajt ka qenë gruaja dhe fëmijët, fatmirësisht kanë shpëtuar pa u dëmtuar.

Autori ende i paidentifikuar i veshur si polici e ka qëlluar Begajn sapo ka mbërritur në banesën e tij teksa zbret nga makina për të hapur portën e oborrit. Begaj mësohet se nuk ka reaguar për tu ruajtur, pasi e ka parë me uniformë policie, por në këtë moment autori ka hapur zjarr ndaj tij. 38-vjeçarin e kanë kapur 4 plumba në këmbë.

LEXO EDHE: Plagosja e Edison Begaj, si u largua autori? Policia: Kemi rënë në gjurmët e tij

Mendohet se autori të jetë larguar me automjet duke përdorur “By Pass-in” në afërsi të fshatit Kaninë dhe larguar në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës.

Burime nga grupi hetimor thanë për Abc se kanë rënë në gjurmët e autorit dhe janë shumë pranë identifikimit të tij. Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ai në vitin 2010 u dënua me 7 vite e 6 muaj burg për trafik droge dhe armësh.

Ndërsa i është kërkuar dhe justifikimi i pasurisë nga Operacionit Forca e Ligjit. Ndaj dhe pista kryesore ku po hetohet është e kaluara e 38 vjeçarit, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i kohëve të fundit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!