Momenti emocionues, djali ndërpret koncertin e Maneskin dhe i propozon të dashurës

schedule13:40 - 25 Korrik, 2022

schedule 13:40 - 25 Korrik, 2022

Një burrë u ngjit në skenën e “KüçükÇiftlik Park” në Stamboll, ku Maneskin po jepte një koncert dhe i kërkoi partëneres së tij të zgjedhur që të martohej me të.

Teksa grupi i famshëm nga Italia ishte në skenën e “KüçükÇiftlik Park”, burri u ngjit në skenë, u ul në njërin gju dhe i propozoi të dashurës së tij. Vajza e emocionuar dhe duke përqafuar partnerin tha “po-në” e shumëpritur, me publikun që shpërtheu në duartrokitje. “Djema, faleminderit të gjithëve për urimet. Grupi juaj përbëhet nga njerëzit më të ëmbël që kam takuar ndonjëherë. Të gjitha dëshirat e tua të shumëfishohen njëqindfish. Faleminderit nga thellësia e zemrave tona… që ndaluat dhe na lejuat. Kur je i dashuruar, sytë ekzistojnë vetëm për të dashurin tënd”, ka komentuar gruaja nën video.

Videoja e propozimit për martesë po bën xhiron e internetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!