Krzyszstof Piatek u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe shënoi golin e dytë në kampionat kundër Torinos, por rrjeta e polakut nuk i vlejti kuqezinjve. Andrea Belotti përmbysi Milanin i vetëm, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë.
Bomberi polak, shpeshherë i kritikuar për formën e dobët të këtij fillim sezoni, ka zgjedhur fjalët e Andriy Shevchenko për të rritur moralin e shokëve të ekipit dhe ambientit milanist.
“Siç e ka thënë edhe Sheva, momentet negative janë pjesë e futbollit, ndërsa periudhat e favorshme shkojnë dhe vijnë. Ka të drejtë. Ne duhet të mos humbasim besimin në vetvete në këtë periudhë. Duhet të besojmë fort te vetja jonë. Kokën lart dhe Forca Milan”, shkruan Piatek.
Milani do të zbresë sërish në fushë ditën e diele. Djemtë e Giampaolos do të presin Fiorentinën e Franck Ribery dhe Federico Chiesa dhe fitorja është alternativa e vetme për ekipin e “djallit”. /abcnews.al
«I momenti negativi fanno parte del calcio», come ha detto @jksheva7! ? «I periodi favorevoli vanno e vengono» – ha ragione. Noi ora dobbiamo avere fiducia in noi stessi, credere in noi stessi. ? A testa alta e #ForzaMilan ?⚫ #SempreMilan pic.twitter.com/Hg7Bww0sgW
— Krzysztof Piątek (@pjona9official) September 27, 2019

