Momentet më të bukura dhe sekreti i festimit, CR7: Qava pafund dhe u deha

schedule18:37 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 18:37 - 26 Dhjetor, 2019

Cristiano Ronaldo ka prekur shumë tema gjatë prononcimit të gjatë. Portugezi i Juventusit ka folur zbuluar golin më të bukur dhe fitoren më të rëndësishme në karrierë në një intervistë për DAZN.

34-vjeçari tregon edhe për festimin e tij të veçantë. Gjithçka nisi në një miqësore kundër Chelsea, ndërsa ka një koment edhe për trajnerët dhe mundësinë që një ditë mund ta shohim në rolin e trajnerit.

FESTIMI – “Nisi kur isha pjesë e Real Madrid, por nuk e di saktësisht se pse, më erdhi gjithçka natyrale. Gjithmonë e kam thënë që gjërat më të bukura ndodhin në mënyrë natyrale. Mbaj mend fazën përgatitore në Los Angelos. Luanim kundër Chelsea, shënova gol dhe fillova të bëj këtë gjest. Njerëzit më pyesnin se pse e bërë, por nuk ia kisha idenë se si të përgjigjesha”.

Ronaldo dhe Buffon

TRAJNERËT – “Nuk do të ishte korrekte të emëroja njërin si më të mirin. Të gjithë kanë qenë të rëndësishëm për mua, kam mësuar diçka prej secilit. Nuk besoj se do të bëj rolin e trajnerit në të ardhmen, të paktën kështu mendoj për momentin. Nuk e shoh veten si trajner. E sigurt që do të isha një motivues i mirë. Do të mendoja për të mirën e skuadrës dhe do përpiqesha të përçoja personalitetin tim te lojtarët, kjo gjë më pëlqen”.

GOLI MË I BUKUR – “Më të bukurin e kam shënuar kundër Buffon. Ishte një gol i veçantë, i realizuar në një stadium të bukur kundër një skuadre të madhe. Tifozët më duartrokitën, ishte një natë shumë e veçantë për mua. Buffon? Kur më ka ndodhur të bisedoja me të, gjithmonë mendoja se ishte një person shumë i mirë. Një djalë simpatik dhe i buzëqeshur. Më uroi pas golit që i shënova, u tregua i këndshëm me mua. Perceptimi që kisha për të u vërtetua”.

FITORJA MË E RËNDËSISHME – “Europiani i fituar me Portugalinë në vitin 2016. Ishte trofeu më i rëndësishëm i karrierës time. Kam qarë nga gëzimi dhe jam dehur pas ndeshjes. Isha dehidratuar nga e qara e madhe dhe pas një gote shampanjë, isha totalisht i dehur. Zakonisht nuk pi, por ai ishte një rast special”. /abcnews.al

Ronaldo duke festuar mes lotësh me Eder, autorin e golit në finalen e Euro 2016

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!