Momente tmerri ka përjetuar një 20-vjeçar në avionin e kompanisë kanadeze “Air Canada”, ku kuptoi që dritarja pranë tij ishte e thyer.
20-vjeçari Carl Haddad po fluturonte nga Toronto në Montreal dhe menjëherë pas ngritjes së tij ai kuptoi që dritarja ngjitur me të kishte një çarje.
@karlll_once upon a time ##fyp ##viral ##plane♬ How You Like That – BLACKPINK
“E ngacmova pak për të parë nëse çarja ishte e madhe,” i tha ai, duke shtuar se më pas pësoi një “sulm në zemër për rreth 10 minuta”.
I riu thirri mjekun e bordit të avionit për t’i thënë atij problemin dhe ky i fundit njoftoi pilotin, i cili vendosi që problemi nuk ishte serioz dhe avioni do të zbriste në destinacionin e tij përfundimtar. /abcnews.al