Momente paniku kanë qenë për një numër të madh qytetarësh që kishin zgjedhur të argëtoheshin në parkun e Ohios.
Mediat e huaja shkruajnë se slita më e madhe rrëshqitëse që ndodhet në këtë park për shkak të një problem teknik ka ngelur e bllokuar në ajër.
Incidenti ndodhi në Cedar Point në Sandusky, Ohio, të hënën, kur qytetarët në parkun argëtues duhej të evakuonin slitën Magnum XL-200 për shkak të një problemi mekanik.
Tony Clark, drejtor i komunikimit për Cedar Point, i ka thënë për mediat se incidenti ishte rezultat i një “ndalimi standard të udhëtimit” që shkaktoi evakuimin e mysafirëve.
Ai shtoi se kjo ishte një situatë ” drita e kontrollit të motorit ” dhe udhëtimi nuk mund të rifillohej menjëherë.
Ndër të tjera thuhet se slita mund të arrijë shpejtësinë 72 mph dhe zgjat dy minuta e 45 sekonda./abcnews.al