Momente paniku, 90 pasagjerë rrezikuan jetën në Itali pasi avioni u godit nga rrufeja

schedule21:26 - 25 Shtator, 2022

schedule 21:26 - 25 Shtator, 2022

Një avion i linjës Milano-Napoli i kompanisë “Easyjet” u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bari për shkak se u godit nga një rrufe.

Sipas mediave italiane avioni me 90 pasagjerë në bord pasi ishte nisur nga Milano në drejtim të Napolit u desh të devijonte itinerarin dhe të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Barit, pasi pas goditjes nga rrufeja e kishte të pamundur të arrinte në destinacion.

Piloti bëri një ulje mjaft delikate për shkak të dëmtimeve të avionit, duke shpëtuar jetën e pasagjerëve që ndodheshin në bord.

/Abcnews.al/