Kupa e Amerikës po afron. Turneu do të zhvillohet në Argjentinë këtë verë (13 qershir-10 korrik). Situata e koronavirusit në Argjentinë është negative dhe një gjë e tillë e shqetëson Luis Suarez.
Bomberi i Uruguait, një prej kombëtareve pretendente për fitimin e trofeut, flet në lidhje me gjendjen e vështirë që ekziston në tokën e Diego Maradonës dhe Leo Messit.
“Bota po kalon një moment të vështirë, sidomos Argjentina. Është një nga shtetet që po vuan më shumë prej pandemisë. Sigurisht që na prek fakti që ky kompeticion do të zhvillohet.
Unë jam i mendimit se shëndeti gjithmonë duhet të ketë përparësi me ndeshjet e futbollit. Duhet të përpiqemi ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme“, u shpreh Suarez. /abcnews.al