“Moment i rëndësishëm, po e shijoj karrierën. Messi? Kujtoja se isha në ëndërr”

schedule15:39 - 24 Korrik, 2021

schedule 15:39 - 24 Korrik, 2021

Lautaro Martinez po kalon momentin më të bukur në karrierë. Me Interin fitoi titullin kampion në Itali, teksa disa ditë më parë triumfoi me Argjentinën në Kupën e Amerikës, sukses që kombëtares latine i mungonte prej vitit 1993.

Sulmuesi 23-vjeçar ka prekur disa tema të ndryshme në konferencën për shtypin, duke nisur nga suksesi në finalen e madhe ndaj Brazilit, Leo Messi dhe ekipi zikaltër.

Fituam një Kupë Amerike në mënyrë të jashtëzakonshme, aq më tepër kundër Brazilit në fushën e tyre. Ky sukses na ka futur në histori. Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe është i yni, sepse është argjentinas.

Leo stërvitet gjithmonë në maksimum, është një shembull për të gjithë ne. E kam takuar për herë të parë në kombëtare. Isha 20 vjeç, nuk do e harroj kurrë atë ditë. E shihja teksa stërvitej dhe mendoja se isha në ëndërr.

Scaloni? Trajneri na e bën të qartë që askush nuk e ka vendin e sigurt në formacion, përveç njërit, dhe ne e dimë se për cilin e ka fjalën. Puna tek Interi më ka ndihmuar në kombëtare. Ky është një moment shumë i rëndësishëm i karrierës time.

Kam përjetuar ndjesi të paprovuara më parë, ky është një moment unik edhe falë gruas e vajzës time. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur me karrierën që po bëj. Dua të vazhdoj kështu, të mësoj nga shokët dhe trajnerët me të cilët do të punoj“, theksoi Lautaro Martinez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!