Dritarja e një avioni është thyer pas një sherri në avion mes pasagjerëve. Ngjarja ndodhi në një fluturim nga Cairns në Darwin, nëpërmjet ishullit Groote Eylandt në Gjirin e Carpentaria, të enjten mbrëma dhe rezultoi në jo një, por dy ulje emergjente.
Pamjet e incidentit të dytë tregojnë një burrë që dyshohet se mer një shishe ujë për të goditur një pasagjerër. Kur avioni u ul, një grua u akuzua për sulm, sjellje të pahijshme në avion dhe mosrespektim të udhëzimeve të sigurisë nga ekuipazhi i kabinës.
Linja ajrore e paidentifikuar më pas u përpoq të vazhdonte fluturimin nëpër Australinë Veriore për herë të dytë. Por grupi i pasagjerëve të përfshirë në përleshjen e parë të supozuar filloi të debatonte përsëri.
Avioni u ul në Alyangula në Groote Eylandt, dhe më pas policia arrestoi 3 pasagjerë.
/abcnews.al