Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai flet për fitoren me Moldavinë dhe thekson se nuk duhet të festojnë për të. Në shënjestër është edhe Mavraj.
“Mavraj ka tre vite që rri me valixhe në dorë, pa ekip. Luan në liga të dyta e të treta. Si është paraqitur në kombëtare? Pse ishte kapiten skuadre? Ne kemi të drejtë ta gjykojmë trajnerin për këtë”, tha Kaccaj fillimisht.
Më pas ai shtoi: “Me Turqinë mund të festosh, jo me Moldavinë që të dhuron tre gola. Ishte një Moldavi si ekipi i Milotit. Vetëm ekip futbolli nuk është. Për me Turqinë trajneri Reja ka merita, sepse e vendosi mirë ekipin. Moldavinë e mundi edhe Andorra”. /abcnews.al