E vendosur mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, me një popullsi prej 2.6 milionë banorësh, ka pranuar tashmë 400,000 refugjatë ukrainas. Por tashmë vendi ndodhet në alarm nga frika se mos pushtohet nga Rusia ndërsa sulmet “terroriste” përshkallëzohen.
Sulmet, për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi deri më tani po ndodhin në territorin e Transnistria-s , një rajon prej 500,000 banorësh që është shkëputur pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe është plotësisht i varur nga Moska. Kjo e fundit mban atje një forcë ushtarake prej 1500 vetësh.
Presidentja e vendit, Maia Santou tashmë është duke thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit të saj pasi autoritetet moldave druhen se Rusia ka nisur tashmë, dhe mund të përshkallëzojë, “sulme provokuese” në mënyrë që të mund të mbështetet në një kërkesë nga autoritetet lokale për të rritur sigurinë e tyre kundër “terroristëve”.
Kujtojmë se të hënën mbrëma një sërë shpërthimesh u raportuan në Transnistria, por edhe ditën e sotme.
Dje, një shpërthim ndodhi në selinë e Ministrisë lokale të Sigurisë Publike të Republikës së shkëputur në kryeqytetin Tiraspol, ndërsa të martën shpërthime pati në një kullë radioje fshati.
Theksojmë se marrëdhëniet e Kishinau-t me Moskën janë të agravuara nga marrja e presidencës nga Maia Santou, e cila konsiderohet pro-evropiane. /abcnews.al/