Moisiu: Si më bëri Berisha presion, kjo është vetëm një provë që vërteton akuzat e SHBA-së

schedule12:02 - 13 Nëntor, 2021

schedule 12:02 - 13 Nëntor, 2021

Alfred Moisiu deklaroi në “Spotlight” se akuzat e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha nuk janë një gjë e re. Ish-Presidenti rrëfeu se gjatë detyrës Berisha i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

“Ndodhi që, shkon drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim presidentit, kryetarit të shtetit.

Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re, nuk është e padëgjuar”, tha Moisiu./Vizion Plus