Policia ruse ka arrestuar një ish-prift i cili dyshohet se ka nxitur murgeshat për të bërë vetëvrasje.
At Sergei u transferua në Moskë, rreth 1,400 kilometra larg manastirit, ku një gjykatë urdhëroi ndalimin e tij për dy muaj. Videot e postuara në faqet e rrjeteve sociale tregojnë policinë e forcave speciale dhe shumë adhurues të mbledhur jashtë manastirit.
“Ata na ndoqën, morën të gjithë fëmijët jashtë, nuk na lanë të merrnim rroba ,” i tha një murgeshë medias lokale E1.
At Sergei, i njohur si Nikolai Romanov, u bë i njohur në Rusi për mohimin e ekzistencës së koronavirusit , nxitjen e mobilizimeve kundër mbylljes së tempujve për shkak të pandemisë.
Kisha e pushoi nga puna në shtator sepse shpërfilli ndalimin e kryerjes së shërbimeve dhe predikimit, por disa besimtarë mbetën në anën e tij. Gjatë transferimit të tij në Moskë, mbështetësit e tij u mblodhën jashtë gjykatës, duke mbajtur fotografi dhe duke thirrur, ” At Sergei, ne jemi me ju”
Ish-prifti do të gjykohet me akuzat e nxitjes së vetëvrasjes, shkeljes së të drejtës për lirinë e ndërgjegjes dhe nxitjes së veprimtarive të paligjshme.