Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mohoi gjenocidin në Srebrenicë, deputetët e Malit të Zi votojnë shkarkimin e ministrit Leposaviç

schedule19:20 - 17 Qershor, 2021

schedule 19:20 - 17 Qershor, 2021

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë të enjte kanë votuar për shkarkimin e ministrit për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç.

Shkarkimi i tij është kërkuar nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, pasi që ministri në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, ka thënë se “është i gatshëm ta pranojë që në Srebrenicë ka ndodhur dhe kryer gjenocidi, vetëm atëherë kur kjo të konfirmohet”.

E shkarkimi i Leposaviçit është i mundur me votat e partisë opozitare, DPS e Millo Gjukanoviçit, që ndryshe bojkoton seancat parlamentare, dhe të disa partive tjera siç është Lëvizja Qytetare URA e Dritan Abazoviçit, që është pjesë e shumicës parlamentare.

E Fronti Demokratik tashmë ka paralajmëruar se nuk do të  votoj për shkarkimin e Leposaviqit, sikurse Demokratët e Aleks Beçiçit.

Megjithatë, për shkarkim të Leposaviçit kanë paralajmëruar se do të votojnë për nga SDP, SD dhe Partia boshnjake dhe ajo e shqiptarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!