Edhe gjatë një takimi me Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Mogherini tregoi interes për situatën e fundit në Shqipëri dhe theksoi nevojën për pjekuri politike dhe përgjegjshmëri kombëtare në këtë periudhë kyçe të procesit të integrimit.
Gjatë takimit në Bruksel Ministri Cakaj vlerësoi kontributin e veçantë të znj. Mogherini për nxitjen e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht rolin e rëndësishëm në mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit tonë.
Cakaj rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmin e reformave në mënyrë që të konsolidohen më tej rezultatet e qëndrueshme në agjendën evropiane, që do të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së vlerësoi arritjet e deritanishme në pesë prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian, sidomos në fushën e drejtësisë.