Mogherini dhe Hahn reagojnë pas referendumit në Maqedoni

schedule14:08 - 1 Tetor, 2018

schedule 14:08 - 1 Tetor, 2018

Me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp Federika Mogerini dhe Johanes Hahn kanë përshëndetur rezultatin e referendumit të së dielës në Maqedoni për çështje e emrit. Ata thanë se tashmë është rradha e parlamentit të vendit për të vazhduar me zbatimin e marrëveshjes së arritur mes Shkupit dhe Athinës.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han, me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp u shprehën se e mbështesin marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ndërsa për referendumin e të dielës ata u shprehën se në mënyrë të qetë dhe demokratike pjesa më e madhe e atyre që shfrytëzuan të drejtën e votës, i thanë “po” Marrëveshjes së Prespës për emrin dhe për rrugën evropiane. Më tej ata theksojnë se tashëm është rradha e parlamentit të maqedonisë për të vazhduar me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”.

Ata theksuan se ky është një rast historik për vendin. Jo vetëm për stabilitetin në rajon, por edhe për progresin e vendosur në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më pas Mogerini dhe Hahn bënë që të gjithë aktorët politik dhe institucional të veprojnë në kuadër të përgjegjësisë së tyre kushtetuese jashtë linjave partiake. BE do të vazhdojë ta mbështesë vendin dhe qytetarët e saj, përfundon deklarata e përbashkët e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!