Sonte kërkon finalen, Modriç vjen nga një martesë e përzierë, nënën e ka serbe

schedule14:59 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 14:59 - 13 Dhjetor, 2022

Kapiteni i kombëtares kroate Luka Modric vjen nga një martesë e përzier. Shumë njerëz nuk e dinë faktin që Luka Modric është kroat nga ana e babait të tij, ndërsa nëna e tij është serbe.

Gjithashtu, duhet theksuar se anëtarët e familjes së tij nga ana e nënës së tij kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore. Është një pjesë e historisë familjare që Luka Modri c nuk e përmend aq shpesh në intervista, siç raporton “Mondo”.

Nëna e Lukës Radojka është një serbe nga fshati Krushevë afër Obrovcit. Ky vendbanim, i banuar kryesisht nga kroatët, aktualisht ka rreth 1100 banorë dhe ka qenë e vetmja familje serbe në të që nga kohërat e lashta. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1991, në qytet jetonin 107 serbë.

Nga ana tjetër e prejardhjes, Modric është me origjinë nga fshati Zaton Obrovacki dhe Luka jetoi në vendlindjen e babait të tij Stipet deri në moshën gjashtë vjeçare. Për shkak të luftës në atë që sot është Kroacia, familja u zhvendos në Zadar në vitin 1991, ku Luka u rrit dhe hodhi hapat e tij të parë në futboll. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!