Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Modric: S’pushova fare, realizuam diçka spektakolare. City? E përmbysim

schedule22:57 - 17 Korrik, 2020

schedule 22:57 - 17 Korrik, 2020

Luka Modric është shumë i lumtur për fitimin e titullit kampion, trofeu i 17-të me Real Madrid. Ekipi i Zidane nuk gaboi asnjë ndeshje pasi kampionati rinisi sërish, siguroi vetëm fitore, parakaloi Barcelonën dhe siguroi titullin e 34-t në historinë 118-vjeçare.

Në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit, mesfushori kroat ndihet mirë me paraqitjet e tij dhe të shokëve të skuadrës. Fokusi tani është te Champions League dhe në 7 gusht do të tentohet përmbysja e humbjes 1-2 kundër Manchester City e kualifikimi në çerekfinale.

Gjatë dy muajve të karantinës kam punuar shumë, nuk jam ndalur në asnjë moment dhe tani po korr frytet e asaj që kam mbjellë. Jam i kënaqur me rendimentin tim, por mbi të gjitha për atë të skuadrës, që nuk u dorëzua kurrë.

Realizuam diçka spektakolare. Jo vetëm në muajin e fundit, por gjatë gjithë sezonit. Champions League? Reali dëshiron të fitojë gjithmonë. Na pret një ndeshje e komplikuar kundër Manchester City, por do të tentojmë të përmbysim humbjen 1-2“, deklaron Modric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!