“Modric mund të luajë finalen”, Ancelotti: Ndaj Real Sociedad nuk do të ketë rotacion

schedule17:37 - 1 Maj, 2023

schedule 17:37 - 1 Maj, 2023

Në fund të ndeshjes së javës së shkuar mes Girona e Real Madrid në Kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga u raporta se “arkitekti” kroat i mesfushës “galaktike”, Luka Modric kishte pësuar një dëmtim dhe se nuk do të mund të ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Osasuna.

Mirëpo, pas ekzaminimeve të mëtejshme është mësuar se kroati mund të luajë në finalen e Kupës dhe lajm të tillë e ka konfirmuar dhe vetë tekniku i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Real Sociedad.

“Ka një lajm të mirë për Modric, ndoshta ai do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës”,- tha tekniku italian gjatë konferencës.

Në vijimësi, Ancelotti u ndal dhe te pjesa e formacionit të ndeshjes së nëserme, teksa tha se nuk do të ketë rotacion përballë Real Sociedad, vetëm në rast të një dëmtimi serioz.

“Militao është mirë. Ai kishte probleme personale, por nesër do të luajë. Gjendja e Valverdes duhet të vlerësohet, ai u stërvit individualisht në pishinë, por mendoj se nesër mund të jetë në dispozicion. Alaba nuk është stërvitur, por është mirë.

Ndoshta Benzema do të startojë nëse nuk do të ketë probleme. Nuk do të ndërroj listën nëse nuk do të ketë disa humbje serioze. Luajmë në orën dhjetë të mbrëmjes, do të kemi kohë të rikuperojmë deri të shtunën. Unë do të krijoj formacionin fillestar më të mirë të mundshëm. Nëse mendoj se një lojtar e meriton ta fillojë lojën nga minutat e para, ai do të startojë”,- u shpreh italiani i “galaktikëve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!