Real Madrid dhe Interi u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre në Champions League, ndeshje e cila pas fitores së madrilenëve 2-0, përcaktoi edhe skuadrën e vendit të parë në grup.
Luka Modric u shpall edhe lojtari i kësaj ndeshje, i cili ndaj italianëve zhvilloi edhe ndeshjen e 100 në Champions League, 92 ndeshje të zhvilluara me “Los Blancos” dhe 8 të tjerat të luajtura me Tottenham.
Modric është parë shumë i lumtur për fitoren e arritur nga skuadra duke u shprehur: “Jam shumë i lumtur për ndeshjen dhe rezultatin sepse donim të përfundonim të parët për t’u evituar më të mirët. Megjithatë s’ka shumë rëndësi shumë i pari apo i dyti sepse për ta fituar këtë trofe duhet t’i mundësh më të mirët”. /f.a/abcnews.al