Moderna njofton rezultate pozitive për vaksinën e saj të kombinuar të gripit dhe Covid-19

schedule19:56 - 10 Qershor, 2024

schedule 19:56 - 10 Qershor, 2024

Kompania amerikane Moderna njoftoi këtë të hënë rezultate pozitive për vaksinën e saj të kombinuar të gripit dhe Covid-19 tek të rriturit e moshës 50 vjeç e lart.

Sipas Moderna, vaksina, e testuar në disa mijëra njerëz, “nxiti një përgjigje imune më të lartë” sesa vaksinat e veçanta të miratuara tashmë kundër dy sëmundjeve.

Vaksinat e kombinuara mund të zvogëlojnë barrën e viruseve të frymëmarrjes në sistemet shëndetësore dhe farmacitë dhe t’i ofrojnë popullatës mundësi më praktike vaksinimi,” tha në një deklaratë presidenti i kompanisë Stephane Bunsel.

Siç tha ai, mundësia e administrimit të së njëjtës vaksinë kundër të dyja sëmundjeve në të njëjtën kohë mund të lejojë rritjen e shkallës së vaksinimit në popullatën e synuar.

Kompani të tjera farmaceutike po punojnë gjithashtu për një vaksinë të tillë të kombinuar, si Pfizer dhe Novavax, por Moderna është e para që jep rezultate nga faza e tretë, pra teste në shkallë të gjerë.

Vaksina, e quajtur mRNA-1083 dhe duke përdorur mesazherin ARN, kombinon vaksinën e koronavirusit “të gjeneratës tjetër” të Moderna-s dhe kandidaturën për vaksinën e palicencuar aktualisht të gripit.

Testi klinik përfshiu dy grupe me 4000 persona.

Në grupin e parë, i përbërë nga të rritur të moshës 65 vjeç e lart, vaksina e kombinuar u krahasua me vaksinën Fluzone të Sanofit dhe vaksinën e miratuar Covid-19 nga Moderna, të dhëna veçmas.

Në grupin e dytë, i përbërë nga të rritur të moshës 50 deri në 64 vjeç, vaksina e kombinuar u krahasua me vaksinën Fluarix të GlaxoSmithKline dhe përsëri me vaksinën Covid-19 të Moderna.

Çdo herë, vaksina e kombinuar nxori një përgjigje më të lartë imune kundër virusit Covid-19 dhe virusit të gripit (nëntipet H1N1, H3N2 dhe linja B-Victoria).

Moderna thotë se ka në plan të paraqesë rezultatet e detajuara të provës për botim në një revistë shkencore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!