Reperi i njohur Tyga duket se ka një simpati të madhe për vajzat shqiptare. Reperi i famshëm amerikan ka publikuar në Instastory video të fansave që vendosin në sfond këngën e tij dhe mes tyre, atij i ka rënë në sy modelja e njohur shqiptare, Anisa Mukaj.
Ish i dashuri i Kylie Jenner ka ripostuar videon e modeles ku shfaqej para pasqyrës e veshur me bikini, ku nxjerr në pah format e saj perfekte trupore. Mesa duket, Tyga e ka pëlqyer Anisën duke e shtuar bukuroshen në listën e tij të ndjekësve në Instagram.

