Modelja e njohur: Trupi im është i “rrezikshëm” për rrjetet sociale, njerëzit janë xhelozë

schedule12:15 - 27 Tetor, 2022

schedule 12:15 - 27 Tetor, 2022

Influencuesja sllovake Veronika Rajek ka qenë në qendër të vëmendjes për disa pretendime interesante për bukurinë dhe trupin e saj. Modelja sllovake pohon se trupi i saj është “shumë i rrezikshëm” për internetin pasi ka përjetuar shumë reagime për pamjen e saj “natyrshëm perfekte”.

“Trupi im konsiderohet si një rrezik në mediat sociale, dhe unë jam kritikuar vazhdimisht për shkak se nuk bëj absolutisht asgjë, përveç ndarjes së fotove të trupit tim”, tha Veronika, e cila ka punuar si modele që kur ishte 14 vjeç dhe ndiqet nga afro 3 milionë ndjekës në Instagram.

 

 

“Këto ditë, ju shihni shumë gra mbipeshë apo edhe obeze në internet, duke folur për pozitivitetin e trupit, por kur një grua e bukur dhe e gjatë dëshiron të jetë pozitive në lëkurën e saj, njerëzit duan të më sulmojnë dhe të më quajnë të privilegjuar,” shtoi modelja.

Duke iu referuar kritikave, ajo thotë: “Janë xhelozë për faktin se trupi im është i bukur pa ndërhyrje. Nuk e kuptoj pse versioni im i pozitivitetit të trupit është i gabuar. Unë jam një modele. A nuk supozohet se modelet janë seksi?