Nuk jeni të kënaqur me pamjen e fytyrës tuaj? Keni një hundë asimetrike apo me kurriz? Kirurgu plastik gjerman, Milos Kovaceviç, ka zgjidhjen e problemit tuaj. Ai sjell në klinikën Vivia në Spitalin Amerikan 3, teknikën më të fundit të rinoplastikës. Modelon hundën pa thyer kockat dhe pa dhimbje. Kjo teknikë quhet Pjezo.
Shndërron energjinë elektrike në ultratinguj, dhe i jep mundësinë kirurgut të ndryshojë formën e hundës duke i lënë të pa prekura indet e buta, si lëkura,mukoza dhe nervat.
Teknika i garanton pacientit riaftësim në një kohë më të shkurtër dhe më pak ënjtje apo nxirje të fytyrës pas operacionit. Kjo metodë është patentuar nga kirurgu gjerman Milos Kovacevic, dhe kryhet vetëm prej tij. Mjeku me përvojë 20 vjeçare, i njohur ndërkombëtarisht do të jetë në klinikën Vivia në Spitalin Amerikan 3, në datën 10 shtator. /abcnews.al