Modeli i ri elektrik i Mercedes vjen me një “mini-kinema”

schedule13:34 - 8 Janar, 2021

schedule 13:34 - 8 Janar, 2021

Mercedes-Benz ka zbuluar një ekran inteligjent ‘Hyperscreen’ që shtrihet në kroskotin e modelit të ardhëm elektrik. E quajtur një “kinema e madhe në një makinë me rrota”, do të bëjë debutimin e modeleve elektrike EQS të gjigandit gjerman.

Hyperscreen i ri përdor inteligjencën artificiale për të monitoruar zakonet ose preferencat e shoferit dhe vepron si një “ndihmës personal” në makinë. Por kjo ngre një pikëpyetje të madhe në lidhje me ndikimin e sigurisë dhe rritjen e nivelit të shpërqendrimit tek shoferët.

'Kinema e madhe në veturë me rrota': Mercedes-Benz ka zbuluar sot një 'Hyperscreen' të gjerë në kroskot që do të shfaqet në limuzinën e ardhshme elektrike

“Është një ndihmës për shoferin dhe pasagjerin që mëson vazhdimisht, falë inteligjencës artificiale.”, u shpreh kompania. Ekrani i madh me një cilësi të lartë shtrihet pothuaje në të gjithë gjerësinë e kroskotit për të krijuar atë që gjigandi gjerman e përshkruan si një “efekt wow”. /abcnews.al/

Ekrani është një njësi e vetme që shtrihet në të gjithë gjerësinë e plotë të kabinës dhe ka tre ekrane të ndara: një për shoferin, një ekran kryesor të informacionit dhe një ekran për pasagjerin në sediljen e përparme

Ekrani i madh, i lakuar me cilësi të lartë shtrihet pothuajse në të gjithë gjerësinë e kabinës për të krijuar atë që gjiganti gjerman i makinave e përshkruan si një "efekt wow"

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!