Në maj 2021, trendi “Tinsel Hair” , i cili propozonte kurora me shkëlqim në flokë, pati një sukses të madh në rrjetet sociale. Disi, stafeta tani merr një tjetër trend që do t’i japë një shkëlqim verbues flokëve tanë. Ky është shkëlqim në formë sprej për pamjen tonë të flokëve. Në fund të fundit, nuk është rastësi që për momentin në Tik-Tok hashtagu #glitterspray ka mbledhur të paktën 104 milionë shikime dhe videot në të cilat adhuruesit e bukurisë spërkasin flokët me llak janë kudo.
Siç mund ta shihni, trendi i flokëve nga vitet ’90 ku ende i kujtojmë paraqitjet ikonike të vajzave tona të famshme të preferuara si: Britney Spears, Drew Barrymore dhe Christina Aguiler, rikthehet në mënyrë dinamike për të na bërë të shkëlqejmë.
@andreeapletea I’m obsessed ?? #glitter #glitterhair #glitterhairspray #glitterspray ♬ DUNE DUNE DUNE DUNE – victor!!
Në fakt, nëse mendoni se ky look është vetëm për një festë, e keni gabim, pas një përfshirjeje të tillë ne kemi të drejtë të kemi një shkëlqim shtesë edhe për paraqitjet tona të përditshme .
Megjithatë, pavarësisht shkëlqimit joshës, duhet të theksohet se shumë nga këto sprej me shkëlqim janë bërë nga mikroplastikë jo të biodegradueshme dhe jo të tretshme në ujë, të cilat përfundojnë në oqean dhe nuk janë të mira për mjedisin. Për të adoptuar trendin dhe për t’i qëndruar besnikë ndërgjegjes sonë ekologjike, mund të kërkojmë alternativa, të tilla si shkëlqimi në formë pluhuri./abcnews.al