Fati i qëndroi besnik deri në fund mbrëmjen e sotme Sokolit nga Tropoja.
22-vjeçari model i cili menaxhon një biznes të tijin qëndroi i patunduar nga ofertat e bankierit.
“Kemi ardhur për të luajtur, do luajmë deri në fund”, tha ai i bindur para hapjes së kutisë së fundit ku fati i tij do të ndahej mes 250 dhe 700 euro.
Drejtuesi i emisionit Enkel Demi i tha bankierit se këtë lojë duhet ta marrë si studim pasi nuk e tundoi në asnjë moment konkurrentin.
“Duhet ta marrësh si studim këtë lojë pasi nuk ke arritur do ta tundosh Sokolin”, i tha Enkel Demi bankierit.
Dhe intuita nuk e tradhtoi Sokolin 22-vjeçarin i cili në kutinë e fundit kishte 700 euro. /Abcnews.al